Gjatë verës, rezervat e gjakut ulen, ndaj këto aksione ndihmojnë në krijimin e rezervave që pacientët ta marrin gjakun e nevojshëm në kohë…..

Adnan Jasharov ka ardhur nga Shtipi në Shkup për të dhuruar gjak. Ai është dhurues i rregullt i gjakut prej 20 vitesh, ndërsa kjo është hera e 78-të që shpreh solidaritetin dhe humanizmin e tij ndaj të gjithë atyre që kanë më së shumti nevojë.

“Unë jam dhurues i gjakut tashmë 20 vjet, sot është 78 herë dhe shumë më është lehtë, shumë më vjen mirë.”, – tha dhuruesi i gjakut, Adnan Jasharov.

Qytetarët janë të vetëdijshëm se ky akt human shpëton jetë.

“Nuk është hera parë që dhuroj gjak, mendoj që është hera e tretë apo e katërt, mendoj që është mirë dhe vepër humane të dhurohet gjak.”, – tha një qytetar.

Gjatë verës, rezervat e gjakut ulen, ndaj këto aksione ndihmojnë në krijimin e rezervave që pacientët ta marrin gjakun e nevojshëm në kohë. Mjekët thonë se ekziston edhe regjistër i dhuruesve që thirren sipas nevojës.

“Deri më tani kanë dhuruar gjak 50 dhurues. Aksioni po zhvillohet me sukses, ashtu si çdo vit. Mendoj se këtë vit do të jetë edhe më i suksesshëm se vitet e kaluara. U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi, që kanë kohë dhe që ndihen të shëndetshëm, që sot t’i bashkohen këtij aksioni dhe të dhurojnë gjak.”, – theksoi Dr. Eftim Dimitrovski nga Instituti për Mjekësi Transfuzionale, Shkup.

“Shpresojmë që ky aksion të jetë edhe më masiv, por edhe që aksione të tilla për dhurimin e gjakut të organizohen edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.”, – u shpreh Aleksandra Valkanovska nga Kryqi i Kuq.

Në shtëpinë e ARM-së në Shkup u mbajt aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në kujtim të tërmetit të vitit 1963 dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët në ato ditë të vështira. Që atëherë, kjo traditë vazhdon çdo vit, duke bashkuar dhurues nga e gjithë Maqedonia për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë. Sistemit shëndetësor në vend i nevojiten rreth 150 njësi gjaku në ditë, për të siguruar pa ndërprerje nevojat e pacientëve. Dhuruesit e gjakut nga e gjithë Maqedonia dërguan një mesazh të fuqishëm se humanizmi dhe solidariteti nuk njohin kufij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume