VIDEO EKSKLUZIVE: Ja momenti kur u ndalohet hyrja në Shqipëri, Adnan Azizit, Bekim Qoku dhe Murtezanit
Shqipëria i ka futur në listën “non grata” mbi 60 persona, kryesisht funksionarë të VLEN-it, mëson Portali TS.
Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga TS, vendimi lidhet me organizimin e pjesëmarrjes së të rinjve nga VLEN-i në protestën e 4 korrikut në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama.
Në mesin e personave të përfshirë në listë janë deputetët Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, sekretari i Qeverisë Murtezani, shefa policie të emëruar nga VLEN-i, këshilltarë komunalë dhe funksionarë të tjerë.
TS ka siguruar edhe video nga pika kufitare me Shqipërinë, ku shihen Adnan Azizi dhe Bekim Qoku gjatë procedurave në kufi.
Portali TS do të publikojë në vijim listën e plotë të personave të shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare, si dhe detaje të tjera lidhur me këtë vendim.