Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve.

Në videon e siguruar, shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.

Sipas informacioneve të deritanishme që ka siguruar IndeksOnline, si pasojë e të shtënave disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e fundit lidhur me këtë ngjarje…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume