Paaftësia dhe amatorizmi i koalicionit të LSDM-së, BDI-së dhe Arben Taravarit në Gostivar, të cilat e çuan qytetin drejt kolapsit, kanë dalë në sipërfaqe, thuhet në deklaratën e sotme p;r media të VMRO-DPMNE-së.

Sipas informacioneve, ekziston dyshimi i bazuar se shëndeti i qytetarëve është i rrezikuar drejtpërdrejt, sepse autoritetet komunale kanë instaluar pompa në ujërat e zeza për të rritur presionin në rrjetin e furnizimit me ujë.Në ditët e fundit, mbi 1.000 qytetarë të Gostivarit, përfshirë fëmijë me simptoma helmimi, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, dhe sipas dyshimeve, arsyeja për këtë është ndotja e ujit të pijshëm në Gostivar’’, thonë nga VMRO

Kjo situatë, VMRO shton se është prove se koalicioni actual nuk ka kapacitete për të udhëhequr me këtë komunë

‘’Sipas kësaj partie kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes lokale në Gostivar, e udhëhequr nga koalicioni i SDS-së, BDI-së dhe Taravarit, në një mënyrë kaq joprofesionale, amatoreske dhe të paligjshme po kryejnë aktivitetet e punës për të cilat qytetarët i kanë zgjedhur.
Kjo mënyrë e drejtimit të vetëqeverisjes lokale, e cila i ka lënë qytetarët pa të drejtën elementare për ujë të pijshëm të pastër dhe të sigurt, është provë se SDS, BDI dhe Taravari nuk kanë kapacitet për të udhëhequr komunën’’, thtoë VMRO-DPMNE.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume