Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Gostivar–Gradec, ku janë përplasur një “Audi” me targa të Gostivarit dhe një “Golf” me targa gjermane. Si pasojë, drejtuesi i “Golf”-it, A.S. (30) nga Dobridolli, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i “Audi”-t dhe një pasagjer janë lënduar më lehtë. Tetovasot raporton se policia ka kryer ekspertizën në vendin e aksidentit dhe po heton shkaqet.