Tetovë – Policia e Tetovës ka arrestuar një 34-vjeçar nga fshati Sellcë, i dyshuar për të shtënat me armë automatike ndaj një shtëpie familjare në këtë fshat, ndërsa në kuadër të hetimeve janë ndaluar edhe tre persona të tjerë.

Sipas MPB-së, më 10 gusht rreth orës 14:45, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria A.Xh. (34), i cili dyshohet se më 8 gusht, rreth orës 04:20, duke lëvizur me një moped, ka shtënë me disa plumba nga një pushkë automatike në drejtim të shtëpisë së Sh.B. (48) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sic raporton Tetovasot, gjatë hetimeve policia ka realizuar edhe një bastisje në një banesë në Tetovë, ku janë sekuestruar 66 fishekë të kalibrit 12 mm, dy helmeta, dy kamera të videomonitorimit dhe një kartë memorie.

Në kuadër të të njëjtit rast janë ndaluar edhe F.S. (58), i dyshuar për veprat penale “ndihmë” dhe “prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve”, si dhe F.S. (31), i cili është paraqitur vetë në polici.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzimet përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume