Gostivar – Një 46-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht rreth orës 11:30 në një objekt afarist në Gostivar, ndërsa i dyshuari S.M. (46) u arrestua po atë ditë në orën 16:45.

Sic raporton Tetovasot, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume