​Më 06.08.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria T.S. (60) nga fshati Bogovinë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se më 05.08.2026, rreth orës 23:00, ka qëlluar me armë zjarri në një festë familjare, me ç’rast një nga plumbat ka dëmtuar çatinë e shtëpisë së B.L. (66) nga fshati Siniçan i Tetovës.

​Pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e T.S., me ç’rast në oborr janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe dy gëzhoja të pistoletës me gaz. Në lidhje me rastin, është kryer bastisje edhe në shtëpinë e F.M. (50) në fshatin Bogovinë, ku në oborr janë gjetur gëzhoja të pistoletës me gaz.

​Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume