Sot zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor, ku do të përballen Arsimi i Çegranit dhe Bashkimi i Kumanovës, raporton SHENJA.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar nga dy humbje. Arsimi do të synojë që para tifozëve të vet të marrë pikët e plota, ndërsa Bashkimi do të kërkojë të largohet nga Gostivari me rezultat pozitiv.

Përballja mes Arsimit dhe Bashkimit do të zhvillohet sot në Stadiumin e Qytetit në Gostivar, me fillim nga ora 16:30.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume