Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në rajonin e Tetovës.
Raporton Tetovasot se policia e Grupçinit arrestoi U.S. (35), pasi bashkëshortja e tij 34-vjeçare denoncoi se ishte sulmuar fizikisht në banesën familjare.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë procedura penale.