Arbër Hajdari ka reaguar pas mesazheve të shumta që ka marrë lidhur me thashethemet që qarkullojnë për një përfshirje të mundshme të tij në historinë e Erion Veliajt.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hajdari shprehet i habitur nga këto pretendime, duke mohuar çdo lidhje me çështjen që e cilëson si një histori penale-politike.

Ai thekson se nuk është i papunë dhe se nuk ka pasur asnjëherë dëshirë të punësohet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Hajdari ka ironizuar gjithashtu thashethemet, duke theksuar se fundjavat e tij vijojnë t’ua kushtojë njerëzve në nevojë, ndërsa ditët e javës mbeten të lidhura me angazhimet politike.

Postimi i plote:

Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume