Shefi i Shtabit të Iranit, gjeneralmajor Ali Abdollahi paralajmëroi të mërkurën shtetet e Gjirit kundër ofrimit të ndihmës për ushtrinë amerikane mes tensioneve të rritura rajonale, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, Abdollahi tha se vendet në brigjet jugore të Gjirit që kanë deklaruar publikisht se nuk do të lejojnë Washingtonin të përdorë territorin e tyre kundër Iranit “duhet ta dinë se asgjë nuk i shpëton vëmendjes sonë”.

Ai tha se prania e një numri të madh avionësh ushtarakë amerikanë, veçanërisht e avionëve cisterna për furnizim me karburant në ajër, në bazat anembanë rajonit nuk ka gjasa të ndodhë pa dijeninë e vendeve pritëse.

“Ne paralajmërojmë se çdo ndihmë apo lehtësim i ofruar për ushtrinë agresore amerikane do të konsiderohet pjesëmarrje së bashku me forcat amerikane”, tha Abdollahi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume