Tetovë – Një 52-vjeçar nga rrethina e Tetovës është përballur me kallëzim penal nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një të miture, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, kallëzimi penal është ngritur kundër H.B. (52), i cili dyshohet se gjatë muajit prill të vitit 2026 ka ngacmuar seksualisht një të mitur nga rajoni i Tetovës.
Policia nuk ka bërë të ditura detaje shtesë për rastin, ndërsa procedura penale tashmë është dorëzuar tek organet kompetente.