Kërçovë – Dy persona nga Kërçova janë kallëzuar penalisht pasi policia u gjeti kokainë gjatë kontrollit të një automjeti.

Sipas MPB-së, I.B. (43) dhe A.L. (29) u ndaluan më 11 gusht në rrugën lokale Sërbjan–Kërçovë, ku gjatë kontrollit të automjetit “Peugeot” u gjet dhe u sekuestrua kokainë.

Ata dyshohen për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume