Asnjë parti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Ajo i ftoi për nesër në ora 9 përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth krizës politike.

Por, pas refuzimit që menjëherë ia bën PDK-ja dhe Aleanca, tashmë edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht.

Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për televizionin Dukagjini, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume