TETOVË – Një 59-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar në polici se është mashtruar për shitjen e një automjeti transportues me vlerë 11.000 euro.

Tetovasot raporton se, sipas denoncimit, në prill të vitit 2026 ai ishte marrë vesh me S.B. nga rajoni i Shkupit për shitjen e automjetit me pagesë me këste. Megjithatë, deri më tani blerësi nuk ka paguar shumën e dakorduar dhe nuk e ka kthyer automjetin.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume