Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Setsuko Kawahara, me ç’rast u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe

marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bisedimeve, theksi u vu në Agjendën reformuese, forcimin e sundimit të ligjit dhe aktivitetet që lidhen me legjislacionin zgjedhor.

U vlerësua se ndërmjet dy vendeve nuk ka çështje të hapura, gjë që paraqet një bazë të fortë për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit.

Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe mbështetja e proceseve reformuese të orientuara drejt forcimit të sigurisë juridike dhe avancimit të standardeve demokratike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume