Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të thërrasë për bisedë informative persona nga profilet e të cilëve dje bëhej thirrje që të mos pihej uji në Shkup, për shkak të pretendimit për praninë e një bakteri. Pretendimi u demantua pasditen e djeshme nga kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” dhe Ministria e Shëndetësisë.

MARKETING

“Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masat dhe aktivitetet e duhura. Po identifikohen profilet e personave dhe ata po thirren për bisedë informative. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, do ta informojmë në mënyrë përkatëse opinionin”, thanë mëngjesin e sotëm nga MPB-ja për MIA-n.
Ndryshe, gjatë ditës së informacionet e rreme për gjoja praninë e bakterit të rrezikshëm Escherichia coli në ujësjellësin e Shkupit u përhapën përmes rrjeteve sociale dhe për një kohë të shkurtër shkaktuan frikë dhe panik te qytetarët.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një konferencë për media theksoi se uji në Shkup është i sigurt për pije dhe se nuk ka prani të Escherichia coli apo bakterieve të tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume