Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala, është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga platforma ndërkombëtare prestigjoze OncoDaily.

Lidhur me këtë, ka reaguar Richard Grenell. Ky i fundit, ka uruar ministren Sala dhe popullin e Shqipërisë, duke shtuar se këta të fundit janë ‘’më fat që e kanë’’ ministre Salan.

‘’Urime Evis [@EvisSala] Dhe urime edhe popullit të Shqipërisë, që është me fat ta ketë atë si Ministre të Shëndetësisë. Ajo është një liderë botërore në fushën e onkologjisë dhe po bën një ndryshim të madh për ata luftëtarë që po përballen me kancerin’’, ka shkruar Grenell.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume