Tetë zjarre në hapësira të hapura nëpër vend janë evidentuar sot deri në ora 13. Nga këto tetë – një është aktiv, një është nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, njoftuan pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri aktiv është në territorin e Komunës së Makedonski Brodit në vendin e quajtur “Vidush”, afër Dragov Dollit. Digjet bimësi e ulët, pyje me kërcell dhe shkurre.

Është vënë nën kontroll zjarri në deponinë e Komunës së Dellçevës.

Zjarret e shuara kanë qenë në territorin e Komunës së Vinicës, Bërvenicës, Kumanovës, Llozovës, Qendrës Zhupa dhe Shtipit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume