Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se sot do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive të thirrë seancën për vazhdimin e formimit të institucioneve të vendit.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të shkojnë sot në Kuvendin e Kosovës.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Çitaku konfirmoi përmes një lidhje direkte se PDK do të jetë sot në Kuvend.

“Ne do të shkojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme, dje dhe gjatë ditëve që kemi kaluar, kemi pasur takime intensive me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha dje Çitaku në emisionin “Jehona Politike”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume