Një video nga dhoma e zhveshjes së Dinamo City në Tiranë po tërheq vëmendjen, pasi presidenti i klubit, Ardian Bardhi, është shfaqur me një çantë të mbushur me para pas fitores 4-0 ndaj Audas.

Në pamjet e publikuara shihet Bardhi teksa hap çantën dhe nxjerr një shumë të konsiderueshme parash, të cilat më pas shpërndahen në dysheme para futbollistëve.

Pas fitores që i siguroi Dinamos kalimin në play-off të Ligës së Konferencës, presidenti i klubit u ka premtuar futbollistëve një bonus prej 500 mijë eurosh, nëse arrijnë ta eliminojnë ekipin qipriot Pafos.

Dinamo City do të përballet me Pafosin të enjten, në ndeshjen e vlefshme për play-off-in e Ligës së Konferencës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume