Koalicioni VLEN në një reagim në Facebook thanë se: Aktakuza ndaj Artan Grubit i ka ndezur gjakrat në BDI. Frika nga kujtesa e tij po e bën të vetën.
Reagimi i plotë:
Aktakuza ndaj Artan Grubit i ka ndezur gjakrat në BDI. Frika nga kujtesa e tij po e bën të vetën.
Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga politika aktive. Gjoja, ai dashka të tërhiqet, por bashkëpartiakët nuk e lënkan. “Përralla me mbret”, siç thotë populli.
Prej kohësh themi se Artan Grubi është “kutia e zezë” e BDI-së dhe se nga prania ose mungesa e tij varen shumë hesape dhe zhvillime brenda kësaj partie.
Nuk është rastësi që Bujar Osmani, i cili po pret në pozicion startues, hedh në opinion pyetje dhe tema që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çojnë te Grubi.
Roli i Islam Abazit është shumë i rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme në BDI. Atje po përpiqen dëshpërimisht të krijojnë përshtypjen se e kanë situatën nën kontroll, ndonëse ajo prej kohësh u ka dalë nga duart, thanë nga VLEN.
Me pak fjalë, nga ajo që Artani mund të ketë kënduar si bilbil do të varet se kush do të bëhet kurban.
Për Ali Ahmetin, kohët e vështira sapo kanë filluar. Përpara s’i dilet, prapa s’ka ku shkon!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume