Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ata kanë vendosur një fotografi në të cilën shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari mbi të cilët iu vendos etiketa ‘shkelësit e Kushtetutës’.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës prej disa ditësh ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume