Iljana Jotova është zgjedhur presidente e Bullgarisë. Politikania 62-vjeçare siguroi fitoren në zgjedhjet e së dielës, së bashku me kandidatin për zëvendëspresident, Vallçev, duke marrë 57.5% të votave. Procesi zgjedhor u karakterizua nga një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve.
Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe rezultati i tyre kanë nxitur diskutime mbi ndikimin e forcave politike pro-ruse në vend. Partia e ekstremit të djathtë “Rilindja” pretendoi se mobilizimi i votuesve të saj ishte një nga faktorët që ndikoi në rezultatin në favor të Jotovës.
Fitorja e Jotovës pritet të ndikojë në qëndrimin e Bullgarisë ndaj luftës në Ukrainë, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve të saj mbi marrëdhëniet me Moskën. Gjatë ditëve të fundit të fushatës, Jotova deklaroi se të gjithë duhet të flasin me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa e cilësoi veten si një “presidente të paqes”.
Pavarësisht qëndrimit të saj ndaj Rusisë, Jotova nuk vë në diskutim anëtarësimin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo ka mbështetur një politikë të jashtme të pavarur, ku interesi kombëtar të jetë kriteri kryesor në vendimmarrje.