Autoritetet ruse njoftuan sot se 51 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Leningradit në një sulm gjatë natës pranë Ust-Lugas, një qendër kryesore e eksportit të naftës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Guvernatori i Leningradit, Alexander Drozdenko tha në Telegram se autoritetet fillimisht njoftuan një kërcënim me dronë në të gjithë rajonin ndërsa operacionet e mbrojtjes ajrore kishin nisur.

Ai tha më vonë se 15 dronë “armiq” ishin rrëzuar, me numrin që më pas u rrit në 37 ndërsa operacionet vazhdonin.

Në një përditësim të mëtejshëm, Drozdenko theksoi se gjithsej 51 dronë ishin rrëzuar mbi rajonin e Leningradit.

“Si pasojë e dëmeve është shënuar një zjarr në portin e Ust-Lugës”, deklaroi ai duke thënë se “Ekspertët filluan shuarjen e zjarrit. Luftimet vazhdojnë”.

Guvernatori më vonë njoftoi se kërcënimi me dronë ishte eliminuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume