Një konflikt verbal në një lokal në Tetovë përfundoi me përdorimin e një mjeti të mprehtë.
Tetovasot raporton se L.M. (25) nga Reçica e Vogël, punonjës në objektin hotelier, pas një debati me A.J. (53) nga Tetova, i ka shkaktuar këtij të fundit lëndime në dorë.
I dyshuari është ndaluar nga policia, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të përballet me procedurë penale.