Altin Kryeziu
Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që pësoi kur u godit nga një veturë ditë më parë në Malishevë, derisa ishte në detyrë zyrtare.

Lajmin për ceremoninë e varrimit e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se Altini do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec nga ora 17:00, transmeton Klankosova.tv.

“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm. U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin mortor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume