Gostivar – Një 49-vjeçar ka përfunduar viktimë e dhunës, teksa përpiqej të ndante një konflikt mes dy shoferëve në Gostivar.
Sipas denoncimit në polici, B.R. (49) është sulmuar fizikisht rreth orës 16:30 në rrugën “Zhivko Brajkovski”, ndërsa tentonte të qetësonte përleshjen mes dy drejtuesve të automjeteve.
Sic raporton Tetovasot, policia po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.