Më 14.08.2026 në ora 17:00, në fshatin Forinë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Çegran kanë privuar nga liria personin J.A. (51) nga fshati Forinë.

Policia ka vepruar pas denoncimit të nipit të tij V.A. (26), i cili ka raportuar se, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare të pasqaruara, J.A. i ka sulmuar fizikisht atë dhe babanë e tij.

Personi është ndaluar në SP Gostivar për procedurë të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume