Tentim për përdhunim në Leunovë, arrestohen babë e bir – publikohen edhe një sërë ngjarjesh të rënda në Pollog
Tetovasot – Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Pollogut, ku policia ka arrestuar dy persona nga Gostivari nën dyshimet për sulm fizik dhe tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një gruaje nga Tetova.
Sipas informacioneve të policisë, raporton Tetovasot, më 11 gusht rreth orës 13:30 në fshatin Leunovë janë arrestuar P.A. (86) dhe B.A. (60) nga Gostivari. Më herët, një grua 33-vjeçare nga Tetova kishte denoncuar se në një objekt hotelierik, pronari dhe babai i tij e kishin sulmuar fizikisht dhe kishin tentuar të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Të dy të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballen me kallëzim penal, raporton Tetovasot.