Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore në rajonin Mindanao, njoftoi Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Megjithatë, nuk u dha asnjë alarm për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëmtime të infrastrukturës.

Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, një nga zonat sizmike më aktive në botë, ku takohen katër pllaka kryesore tektonike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume