Mirlind Daku debutoi me humbje me fanellën e Spartakut të Moskës.

Skuadra e tij e re u mposht 1:2 ndaj Krasnodarit, shkruan Indeksonline

Daku u fut në lojë në pjesën e dytë dhe luajti disa minuta.

Trajneri, Juan Carlos Carcedo pas ndeshjes foli për debutimin e sulmuesit shqiptar.

“Sa i përket Dakut, ai duhet të përshtatet me stilin tonë të lojës. Ai mund të punojë mirë përkrah Ugalde.

Mirlindi do të jetë një ndihmë e madhe për ne në të ardhmen”, u shpreh trajneri i Spartakut të Moskës.

Kujtojmë që Daku u transferua gjatë këtij afati te Spartaku nga Rubin Kazan për 11 milionë euro.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume