Tre persona janë arrestuar në Xhepçisht pas një kontrolli policor.
Sipas policisë, raporton Tetovasot, në pranga përfunduan N.A. (20), B.D. (19) dhe S.E. (19), pasi tek ta u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Nga njëri prej tyre u konfiskua edhe një automjet “Renault Twingo”, për të cilin nuk posedonte asnjë dokument.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen procedurat përkatëse.