Një vjedhje që kishte tronditur banorët e lagjes Drenovec në Tetovë ka marrë epilog pas afro dy muajsh. Policia ka arrestuar F.I. (35) nga Tetova, i dyshuar se kishte vjedhur ulluqet e një shtëpie të tërë. Arrestimi u krye më 2 gusht në Drenovec, ndërsa i dyshuari u ndalua në stacionin policor. Tetovasot mëson se ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal pas përfundimit të hetimeve.