Një aksident i rëndë me trotinet elektrik është regjistruar në fshatin Kamjan të Tetovës.

Sipas SPB Tetovë, një 14-vjeçar ka humbur kontrollin mbi trotinetin elektrik që po drejtonte dhe është rrëzuar. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po dokumenton rastin raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume