Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 shtatorit në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur një furgon ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura. Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 28-vjeçari shqiptar Amarildo Tafaj, i cili ishte personi i vetëm në automjet, raporton JOQ Albania.

Tafaj ishte nga Durrësi dhe, sipas familjarëve dhe personave që e njihnin, ishte rritur vetëm nga nëna e tij. Ai përshkruhet si një djalë i përkushtuar ndaj familjes, i cili kishte kaluar një jetë me sakrifica dhe punë, duke qenë gjithmonë pranë nënës së tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume