81 vjet burgim, një javë protesta – shqiptarët në këmbë për katërshen e UÇK-së
Djemtë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe nipi i Selimit
Emërkura e 16 shtatorit goditi rëndë popullin shqiptar.

18 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me 81 vjet burgim në Hagë.

Gjykata Speciale i shpalli fajtorë dhe i gjykoi me nga 25 vjet burgim për Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, 18 vjet ndaj Kadri Veselit dhe 13 për Rexhep Selimin.

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator, thotë gjykata
Verdikti çoi në këmbë shqiptarët.

Protestat në Prishtinë e vende të tjera në Kosovë nisën menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit.

Populli u bë bashkë kudo nëpër botë.

May be an image of one or more people, fire, crowd and text
Edhe në kryeqytetin e drejtësisë botërore, në Hagë. Por aty, vetëm drejtësi u tha se nuk u vendos, raporton Klankosova.tv

Ndërsa bëhen një javë nga vendimi i shkallës së parë, sheshi ‘Skëndebeu’ u mbush për çdo natë.

I madh e i vogël protestuan kundër dënimit të katërshes së UÇK-së, me shpresën se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë.

May be an image of one or more people, crowd and text
Protestat është paralajmëruar do të vazhdojnë, në Kosovë, e qytete të ndryshme të Evropës, raporton Klankosova.tv

Thirrjet për drejtësi dhe liri vijojnë të dëgjohen në sheshet ku po mblidhen shqiptarët. /Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume