A do t’i bashkohet Valbon Limani VLEN-it, apo do ta vazhdojë rrugëtimin e tij në ASH? Mbetet një nga pyetjet sot që po qarkullon në opinion.

Pas deklaratave të Bilall Kasamit se po zhvillohen bisedime dhe se në ditët në vijim pritet të ketë edhe hapa konkretë, Valbon Limani nuk ka reaguar personalisht në profilin e tij në Facebook dhe as nuk është deklaruar publikisht në media. Në emër të tij ka pasur vetëm një reagim nga kabineti, por jo një qëndrim të drejtpërdrejtë nga vetë Limani.

Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje: Pse Valbon Limani nuk e ka publikuar vetë qëndrimin e tij? Pse nuk e hap telefonin? Dhe pse nuk deklarohet publikisht nëse do ta vazhdojë rrugën në ASH?

Në lidhje me këto dyshime dhe pyetje, gazetari i portalit TetovaSot ka qëndruar nga mëngjesi para komunës së Gostivarit për ti shuar të gjitha dyshimet, por Valbon Limani nuk u paraqit, nuk e hap telefonin dhe nuk dha një deklaratë publike.

Në këto rrethana, mbetet e hapur mundësia që ai të jetë duke shqyrtuar bashkimin me VLEN-in. Megjithatë, deri në një deklarim zyrtar, kjo mbetet vetëm një mundësi dhe jo një fakt i konfirmuar.

Informatat jozyrtare flasin se të mërkurën mund të ndodhë diçka konkrete. Por deri atëherë, mbeten vetëm informacione dhe fjalë që presin konfirmim.

Portali TetovaSot do të vazhdojë të kërkojë zyrtarisht përgjigje nga Valbon Limani se a do t’i bashkohet VLEN-it? Dhe, nëse po, pse kanë vendosur ta bëjë?

Deri sa Limani të deklarohet publikisht, ne kemi të drejtë të mendojmë se ai mund ti bashkohet VLEN-it./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume