Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka deklaruar për Ora News se realizimi i Korridorit 8 mbetet një nga prioritetet kryesore të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas tij, po përgatiten punimet në aksin Tetovë–Gostivar, për të vazhduar më pas drejt Bukojçanit, Ohrit dhe Qafë Thanës.

“Edhe për tregun, edhe për biznesin, edhe për qytetarët, çështja kryesore është rruga”, theksoi Durmishi.

Ministri nënvizoi gjithashtu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe Kosovën në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume