Strumicë – Një këmbësor 47-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në hyrje të fshatit Sekirnik, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, automjeti “Range Rover”, i drejtuar nga M.I. (39) nga Novo Sella, ka goditur këmbësorin Gj.K. (47), i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Shoferi është arrestuar, ndërsa prokurori publik dhe ekipi hetimor kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume