Tetovasot

Një motoçiklist 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti trafiku në Kavadar.

Ngjarja ndodhi më 16 shtator në rrugën “8 Shtatori”, ku një automjet “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga B.I. (44), u përplas me motoçikletën që drejtohej nga O.R. (18).

I riu u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Policia ka kryer këqyrjen dhe po heton shkaqet e aksidentit, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume