Më 29 shtator, Ambasada e Japonisë organizoi një masterklasë të kuzhinës japoneze në Shkollën e Mesme “Kole Nehtenin” në Shtip, e dedikuar për kuzhinierët e rinj dhe gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të gastronomisë.
Nxënësit dhe mësimdhënësit patën mundësinë të njihen me “Washoku”, kulturën tradicionale ushqimore japoneze, e cila bazohet në harmoninë mes përbërësve sezonalë, vlerave ushqyese dhe bukurisë vizuale të ushqimit. Washoku është e regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.
Në kuadër të masterklasës u prezantuan thikat dhe veglat tradicionale japoneze të kuzhinës, ndërsa shefi i kuzhinës Nishikawa demonstroi përgatitjen e disa recetave japoneze. Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të përgatisin dhe të shijojnë një nga ushqimet më të pëlqyera të përditshme në Japoni, onigiri (topthat e orizit).
Shefi Nishikawa është shefi i parë japonez i kuzhinës që prezantoi gastronominë japoneze për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.






