Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në qendër të Sarandës, ku një 42-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.Viktima është identifikuar si Artan Myrtaj. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-agjencisë së vjetër, ku dy persona, të cilët dyshohet se lëviznin me motor dhe mbanin skafandra, kanë hapur zjarr ndaj 42-vjeçarit.Për pasojë, Myrtaj ka humbur jetën, ndërsa një kalimtar i rastit ka mbetur i plagosur nga të shtënat.Pas sulmit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit dhe identifikimin e autorëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume