Tetovasot

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Çashkë, i dyshuar për dhunë në familje.

Sipas MPB-së, më 16 shtator, rreth orës 17:00, N.D. (28) u privua nga liria pasi ishte denoncuar se kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore, 26 vjeçe.

Prokurori publik është njoftuar për rastin, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të ngrihet kallëzim penal, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume