Tetovë – Një 62-vjeçar nga një fshat i Tetovës është arrestuar pasi u dorëzua vetë në polici, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, më 25 shtator 2026, rreth orës 21:45, R.N. është paraqitur në Stacionin Policor të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, ai është privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet”, sipas nenit 188 të Kodit Penal.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa organet kompetente po vazhdojnë procedurat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume