Tetovasot – Dy persona janë arrestuar në Tetovë gjatë kontrolleve të zhvilluara nga policia.
Në rrugën “Boris Kidriç” është ndaluar I.B. (60), pasi gjatë kontrollit iu gjet një substancë pluhurore me ngjyrë kafe.
Ndërkohë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm u arrestua edhe B.J. (37) nga Bogovina, pasi gjatë kontrollit iu gjet një substancë pluhurore e bardhë.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas ekspertizës do të vijojnë procedurat ligjore, raporton Tetovasot.