Dje (19.09.2026), ekipi mobil “Task Force” pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim”, në kuadër të masave të ndërmarra për luftimin e tregtisë së palejuar të drogës, ka ushtruar kontroll ndaj një shtetasi 23-vjeçar të Hungarisë.
Në orën 20:45, në afërsi të autokampit “Treska”, në fshatin Radozhdë, gjatë kontrollit të ushtruar te P.A.L. (23) është gjetur marihuanë.
Për rastin janë njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strugë dhe gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Strugë.
Nga ana e Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim”, ndaj personit do të paraqitet kallëzim përkatës

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume