Lirjona Sylejmani, vajza e dëshmorit të kombit Bajram Sylejmani, mori fjalën në Marshin për Liri.

Mes emocionesh, e bija e heroit foli për babanë e xhaxhain që dhanë jetën për liri.

UÇK s’janë veç tri shkronja për të, tha Lirjona.

Në fund, ajo bëri thirrje për ura, e jo për mure, transmeton Klankosova.tv

“Krahas dhimbjes u rrita edhe me krenarinë se familja ime luftës për liri i dha dy heronj: babain dhe xhaxhin Gursel.

Ata nuk e zgjodhën luftën pse e deshën por u detyruan sepse Dardania, trualli më i vjetër ballkanik, nuk e duronte ma robninë”.

“Prandaj kur unë dëgjoj fjalën UÇK, nuk shoh vetëm tri shkronja. Shoh babin e axhin, shokët e shoqet e tyre që nuk u kthyen kurrë, shoh edhe luftëtarët e luftëtaret që u kthyen me plagë në trup e në zemër. Shoh nënat që pritën e nuk i panë më bijtë e bijat e tyre. Shoh fëmijët që u rritën me fotografitë e prindërve të tyre e shoh nënat tona që krahas mallit e dhimbjes u detyruan t’i marrin dy role për të na rritur dhe edukuar”, dekalroi ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume