Tetovasot
Një 27-vjeçar nga rrethina e Negotinës akuzohet se ka keqpërdorur një kartë bankare të gjetur.
Sipas MPB-së, A.T. (27) më 7 shtator kishte gjetur një kartë debitore dhe, pa pëlqimin e pronarit, realizoi tre transaksione, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme 3.645 denarë.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, raporton Tetovasot.